Tjetër operacion ndërkombëtar falë bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me homologët italianë. Finalizohet operacioni ndërkombëtar i koduar “Wanted 3”.
Operacioni i zhvilluar dhe finalizuar në Itali, falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën dhe Zyrat ndërlidhëse reciproke, UCI Albania në Shqipëri dhe Bari në Itali ,në bazë të informacioneve të siguruara më parë, nga Sektori për Krimet e Rënda, në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, për vendndodhjen dhe gjeneralitetet që përdorte i kërkuari.
U bë arrestimi në Itali me qëllim ekstradimi i shtetasit shqiptar:
Bardh Lula (Luli) 49 vjeç, lindur në Lezhë, i cili fshihej në Itali, me emër e dokumentacion të falsifikuar si shtetas boshnjak.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, në vitin 1996 e ka dënuar këtë shtetas me “Burgim të përjetshëm” për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.
Shtetasi Bardh Lula (Luli), më datë 12.06.1993 ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasit N.L. , P.L. dhe M.L.
Vijojnë procedurat për ekstradimin drejt Shqipërisë të personit të dënuar me burgim të përjetshëm.
Top Channel