Fëmijët jetimë, të moshës 4 -17 vjeç janë detyruar që të dalin në pasarelë, për t’iu prezantuar familjeve që duan t’i adoptojnë. Si “plaçkë tregu”, ata kanë dalë në radhë për të kërkuar prindërit e ardhshëm ligjor. Nisma bamirëse ka bërë që të shpërthejnë polemikat.
Të miturit janë krahasuar me shfaqjen e qenve, ose skllevërve. Disa të tjerë thonë se ata kanë dalë në ankand dhe i gjithë eventit është fyes për këta vogëlushë.
Kandidati për president, Guillermo Boulos e përshkroi ngjarjen si “perverse” dhe me “efekt shkatërrues”.
“Një paradë që duket si një panair i vjetër i tregtisë së skllevërve, ku zotërinjtë i shihnin dhëmbët e afrikanëve dhe kontrollin shëndetin për të negociuar çmimin”, tha avokati Eduardo Mahlon.
Ish-deputetja Manuela d’Avila dënoi ekspozimin e fëmijëve në pasarelë:- “Ata janë plot ëndrra dhe dëshira, duke kërkuar miratimin për adoptim pas paradës”.
Top Channel