Në Gjirokastër disa organizata dhe qytetarë u bënë iniciatorë të së parës nismë të diferencimit të mbetjeve urbane. Nisma synon veçimin e mbetjeve që në banesë.
Elton Shametaj që drejtoi fushatën tha se koshat e parë kanë mbërritur në qytet dhe ndërgjegjësimi sidomos tek të rinjtë nisi muaj më parë me shkollat e qytetit.
Jo vetëm ndarja e mbeturinave në burim, por edhe menaxhimi i mëtejshëm e mbetjeve të diferencuara sipas organizatorëve mund të sjellë rezultatet e para në pak muaj nëse nisma do të përqafohet nga autoritetet publike dhe do bëhet e qëndrueshme.
Edhe pse, Gjirokastra e mbrojtur nga UNESCO vizitohet nga mijëra turistë çdo vit ajo renditet si një ndër qytetet më të ndotura në Jug të vendit, ndërsa shkaktari kryesor I kësaj ndotjeje është mungesa e ndërgjegjësimit qytetar dhe vështirësitë në menaxhimin e mbetjeve.
Gjirokastra ka një potencial dramatik ndotjeje të përditshme ku prej rreth 15 ton mbetje të prodhuara arrijnë të grumbullohen jo më shumë se 4 ton ndërsa nuk ka pasur deri tani asnjë përvojë me veçimin e mbetjeve në burim.
Top Channel