Katër shqiptarë u arratisën nga një qendër paraburgimi në Athinë. Një prej tyre u kap disa orë më vonë, por të tjerët mbeten në kërkim, pasi u larguan nga qelia duke zbatuar një skemë të thjeshtë arratisjeje si nëpër filma.

Një prej tyre u hoq si i sëmurë dhe kërkoi ndihmë. Sapo dera u hap, 3 të dënuar të tjerë u vunë thikat artizanale në fyt policëve, duke iu marrë armët dhe më pas i mbyllën ata në qeli.

Katër shqiptarët, dy prej të cilëve të identfikuar si Endrit Bagaj dhe Alesio/Astrit Xhelo, mbaheshin në një qeli në pritje të transferimit në burgje të ndryshme të vendit, pasi pak ditë më parë kanë qenë protagonistë të një episodi të dhunshëm në Burgun e Koridhalosë në Athinë.

Me armët e gardianëve në duar, që të katër ata arritën të çarmatosin çdo roje në godinë. Më pas grabitën një makinë policie për t’u larguar nga qendra e paraburgimit.

Automjeti u zbulua më vonë nga helikopterët e policisë në zonën e tregut të fruta-perimeve në Redi, ku edhe u kap një prej të arratisurve. Operacioni ku janë përfshirë forca të shumta policie vazhdon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA