Nata në çadër ka qenë e vështirë për familjet e fshatit Floq të cilit u strehuan në këtë minikamp të improvizuar pasi humbën banesat e tyre.
Të paktën 20 persona u trajtuan me shërbim mjekësor në çadrat ku u strehuan ndërkohë që për ta pritet një zgjidhje tjetër pasi qëndrimi i gjatë këtu do t’i vinte edhe më tepër në vështirësi.
Shumë prej banorëve kanë pasur edhe probleme shëndetësore si pasojë e situatës së vështirë.
Për familjet që nuk mund të kthehen më në banesat e tyre instancat kanë nisur të kërkojnë një zgjidhje për t’i strehuar.
Të paktën 65 lëkundje sizmike janë regjistruar brenda 30 orëve ne juglindje dhe ne Greqi, por që janë ndjere dhe në Korçë.
35 prej këtyre lëkundjeve janë regjistruar nga stacioni sizmik në juglindje. 11 prej këtyre lëkundjeve janë ndjerë nga banoret e gjithë qarkut të Korçës.
Top Channel