Sfida për Kupën e Shqipërisë / Përballja mes Tiranës edhe Kukësit në “Elbasan Arena”

02/06/2019 13:53

Sezoni futbollistik në vend ul siparin sot në orën 19:00 me finalen e Kupës së Shqipërisë që do të luhet në Elbasan Arena mes Kukësit dhe Tiranës.

Bëhet fjalë për trofeun e dytë më të rëndësishëm në futbollin shqiptar dhe të dyja skuadrat do të kërkojnë që ta fitojnë atë për ta mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon.

Skuadra kryeqytetase që vetëm të enjten arriti të sigurojë qëndrimin në Superiore do të kërkojë triumfin në këtë kompeticion për të siguruar edhe pjesëmarrjen në Europa League.

Në krahun tjetër, Kukësi që e mbylli kampionatin në vendin e dytë, e ka të siguruar praninë në Europa League dhe objektivi i skuadrës së Ernest Gjokës është thjesht të mbyllë sezonin me një trofe të fituar.

Finalja e Kupës së Shqipërisë do të transmetohet në paketën Supersport të Digitalb.

Top Channel