Në bypassin e Fierit po punohet që njëra korsi të hapet për trafikun e mjeteve në fund të qershorit, aktualisht shtresat asfaltike janë hedhur në një pjesë të këtij segmenti.

15 kilometrat e parë që janë shtruar janë nga Levani në drejtim të daljes veriore nga Fieri, ka përfunduar hedhja e betonit në të gjitha urat, ndërkohë në pjesën tjetër po punohet për ngjeshjen e trasesë dhe lidhjen me veprat e artit.

30 qershori është vendosur nga autoritetet si afati për çeljen e njërës korsi me qëllim lehtësimin e trafikut gjatë sezonit të verës.

Saga e ndërtimit të Bypassit të Fierit ka nisur në 2013. Punimet janë zvarritur për vite të tëra për shkak të mos marrëveshjeve të firmës ndërtuese italiane Serenissima, dhe nënkontraktorëve shqiptare.

Kompania e huaj braktisi punimet duke akuzuar nënkontraktorët se kishin marrë pagesën dhe nuk kishin kryer punimet. Ndërprerja është pasuar me konflikte gjyqësore mes paleve për detyrimet e papaguara.

Nga ana tjetër edhe qeveria shqiptare, është në gjyq me Serenissima, pasi nuk ka arkëtuar garancinë e kompanisë për braktisjen e punimeve për By-passin e Fierit dhe të Vlorës.

Këto dy akse konsiderohen mjaft të rëndësishme për lëvizjen drejt jugut të vendit jo vetëm për pjesën turistike, por dhe për lidhjen e shum industrive me portin e Durrësit dhe Tiranën. Kosto në total për të dyja veprat është në rreth 75 milion euro dhe financimi është bërë nga Berzh.

Synohet që në 2020 këto akse të jenë funksionale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA