Përplasja mes Bashkisë dhe Myftinisë Shkodër për punimet përreth xhamisë Parruce, reagojnë këta të fundit
Teksa para godinës së Parlamentit janë para disa akte dhuna nga disa prej protestuesve, ka ardhur edhe reagimi i ambasadës britanike, të cilët apelojnë për protestë paqësore.
Gjithashtu në reagimin e saj, ambasada britanike thekson se “Organizatorët e protestës kanë përgjegjësinë për të mbajtur demonstrata të qeta dhe të ligjshme dhe policia ka përgjegjësinë për t’u përgjigjur në mënyrë proporcionale në ruajtje të rendin publik”.
Reagimi i plotë i ambasadës Britanike
Mbretëria e Bashkuar mbështet të drejtën për të protestuar në mënyrë paqësore.
Nuk ka vend për dhunë apo pajisje shpërthyese në një protestë paqësore.
Organizatorët e protestës kanë përgjegjësinë për të mbajtur demonstrata të qeta dhe të ligjshme dhe policia ka përgjegjësinë për t’u përgjigjur në mënyrë proporcionale në ruajtje të rendin publik. Për të mirën e përbashkët, një protestë paqësore duhet të jetë prioritet.
Top Channel