Opozita vendos: Protesta e radhës më 8 qershor

02/06/2019 23:06

Pas paralajmërimit të Bashës, se protesta e radhës do të jetë në dorë të popullit, kreu i PD ka zhvilluar një takim me kolegjin e Kryetarëve, Kryesinë, kryetareve të bashkive dhe grupit parlamentar.

Në përfundim të kësaj mbledhje u caktua edhe data e protestës së ardhshme.

E shtuna e 8 qershorit, është data e caktuar për protestën e tetë kombëtare të opozitës së bashkuar.

Në përmbyllje të protestës së 7, kreu i PD nga selia blu bëri thirrje për reagim nga ana e socialistëve, duke paralajmëruar përshkallëzim të protestës së ardhshme.

“Është hera e fundit që drejtohem me fjalë dhe argumente, koha e fjalëve po mbaron, në protestën e radhës fjalën do ta ketë vetëm sovrani. E gjithë bota e di që ky është një pushtet i marrë nga dhuna e krimit. Ne nuk pranojmë pushtet të marrë me dhunë, harrojeni se do ta mbani pushtetin e dhunë, kthejani sovranit atë që i keni marrë, hapini rrugë zgjedhjeve të lira si e vetmja zgjidhje” u shpreh Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA