Nga ferma e kafshëve te panairi i ushtrisë, kryeqyteti shndërrohet në një hapësirë festive.
1 Qershori, dita e fëmijëve e ka shndërruar Tiranën në kryeqytetin e fëmijëve, ku muzika, argëtimi dhe lojërat pafund i kanë sjellë Tiranës gjallërinë, gëzimin dhe ngjyrat e pranverës. Në këtë festë nuk mungoi dhe urimi i kreut të bashkisë Erjon Veliaj, i cili tha se 4 vitet e ardhshme fokusi do të jetë tek mjedisi dhe ajri i kryeqytetit.
1 Qershori është Dita ndërkombëtare e të drejtave të fëmijëve.
Të vegjlit, të shoqëruar edhe nga prindërit e tyre, kanë vërshuar në sheshin “Skënderbej”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” apo në kodrat e Liqenit Artificial, ku i janë gëzuar aktiviteteve të shumta festive të organizuara nga Bashkia e Tiranës.
Top Channel