Izraeli u lejua të marrë pjesë në Eurovision 2026, nis bojkotimi nga disa shtete
Qindra fansa të “Star Wars”, kanë qëndruar në radhë që para agimit, jashtë Disneylandit, ndërsa parku Kalifornian hapi dyert për një mega-atraksion të ri që ka në qendër elementë të serisë ikonë të filmit.
Parku tematik që ka kushtuar 1 miliardë dollarë, është quajtur Star Wars: Galaxy’s Edge, i hapur vetëm për vizitorët fatlumë që mundën të rezervonin biletat në kohë çka i mundësoi atyre të zhyteshin në atmosferën e filmit për një total prej katër orësh.
Vetëm ata që kanë rezervuar biletat herët do të mund të vizitojnë Galaxy’s Edge për tre javët e para, e pas kësaj parku do të jetë i hapur për publikun.
“Ishte shumë e vështirë të siguroja biletat. Unë kisha hapur katër kompjutera në të njëjtën kohë në përpjekje për të siguruar rezervimet. Më në fund ia dola dhe sot jam i emocionuar”, tregon Miguel Langarica, vizitor.
“Shpresojmë të shohim gjithcka nga lufta e yjeve. Të shohim alienët, speciet e ndryshme, gjithçka”,thotë Stephanie Kaniwa, vizitore.
Star Wars, Galaxy’s Edge, është absolutisht i mahnitshëm dhe ne jemi të emocionuar që më në fund po e ndajmë me botën- tha presidenti i kompanisë the Walt Disney, Bob Iger në ceremoninë e hapjes. Tani për të parën herë, fansat e filmit do të mund të zhyten në historitë ikonike që kanë mbërthyer imagjinatën e audiencave për dekada dhe jetojnë aventurat e tyre të veta në parkun më kreativ, inovativ dhe ambicioz të ndërtuar ndonjëherë nga Disney.
Top Channel