Sër Elton John ka kritikuar vendimin e një kompanie ruse të filmit për të prerë skenat me marrëdhënie intime homoseksuale në filmin e tij të ri biografik RocketMan. Shpërndarësi lokal i filmit tha për agjencinë ruse të lajmeve Tass, se kishte prerë skenat nga filmi në përmbushje të ligjeve ruse. 

Këngëtari britanik dhe prodhuesit e the Rocketman lëshuan një deklaratë në të cilën ata thanë se refuzonin censurën. Sër Elton John më herët ka kritikuar edhe ligjin rus që ndalon propagandën gay. Në një deklaratë në faqen e tij në Facebook këngëtari përshkruante censurën mbi “Rocketman” si reflektim të trishtueshëm të botës së ndarë në të cilën jetojmë dhe se sa mizore është mospranimi i dashurisë mes dy njerëzve.

“Rocketman” tregon historinë e rritjes së muzikantit deri tek fama. Ai përfshin edhe një skenë marrëdhëniesh seksuale mes meshkujsh dhe një fotografi të Elton John në moshën 72 vjeçare dhe bashkëshortit të tij në jetë reale.

Filmi Rocketmen tërhoqi jo pak vëmendje në festivalin e Kanës dhe tani ka dalë në kinematë botërore, për të mbërritur edhe në kinematë tona, më 6 qershor

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA