Policia e Lezhës feston 1 Qershorin në shtëpitë e fëmijëve të qarkut

01/06/2019 16:05

Policia e Lezhës ka festuar 1 Qershorin, në Shtëpinë e Fëmijëve të Qarkut, ku së bashku me shefat e Komisariateve dhe efektivët, ndanë dhuratat dhe festuan midis fëmijëve.

“Na pranoni në mesin tuaj, të jemi pranë jush, të gjithë bashkë si një familje e madhe ku përveçse ndajmë së bashku problemet, festojmë edhe festat.”

Kështu u shpreh Drejtori i Policisë Lezhë Ferdinand Mara, në shtëpitë e fëmijës në Lezhë e Laç, ku bashkë me shefat e Komisariateve dhe efektivët, ndanë dhurata dhe festuan midis fëmijëve, duke u treguar se Policia, edhe pse nuk mund t’ua zëvendësojë familjarët, do të jetë gjithmonë në krah të tyre me derën hapur në çdo situatë!

Top Channel