Digitalb feston këtë vit 15 vjetorin e krijimit të tij. Platforma më e dashur e të gjithë shqiptarëve ka ndërmarrë organizimin e një sërë programesh dhe aktiviteteve ku edhe sporti e sidomos futbolli ka vendin e tij të padiskutueshëm.
Me këtë rast Digitalb në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit organizoi evenimentin ‘Turneu Super 15’, me pjesëmarrjen e skuadrave të përbërë nga futbollistë 15 vjeçarë, një eveniment që nisi nga qyteti i Elbasanit.
“Sot zhvillohet ‘Turneu 15 vjetori i Digitalb-it’. Ky është një bashkëpunim mes Federatës Shqiptare të Futbollit me Digitalb-in. Digitalb ka transmetuar shumë ndeshje dhe kampionatet tona. Kjo i ka dhënë zhvillim futbollit sepse shumë e shikojnë futbollin nëpërmjet Digitalb-it dhe sot që po zhvillohet turneu për moshat 15-vjeçare, do të thotë se ka një zhvillim më të madh për futbollin shqiptar”, tha Ilirian File, shef sektori i Zyrës Rajonale ne FSHF
“Tek ky turne mund të gjejmë ndonjë shuam të spikatur që mund të luajë në kategorinë tonë superiore apo ne ligat më të larta evropiane. Më vjen mirë që i jemi bashkuar një nisme të tillë, për t’i dhënë mundësi një mundësi të tillë këtyre të rinjve, duke qenë se pak bëhet në këtë aspekt në vendin tonë”, tha Ylli Aga, gazetar i Supersport, Digitalb.
Pas qytetit të Elbasanit, evenimenti ‘turneu Super 15’ do të zhvendoset në qytete të tjera të vendit, ndërsa në 14-16 qershor do të ketë një ndalesë edhe në Prishtinë, për t’u kthyer në Tiranë ku do të zhvillohen edhe ndeshjet finale që do të përcaktojnë skuadrën fituese
Top Channel