Shërbimet shëndetësore  që ofrohen në spitalet  jo publike  nuk kontrollohen nga askush për sa i përket cilësisë që ofrojnë  dhe as nëse çmimet marramendëse  që u kanë vendosur e justifikojnë atë.

Duke përfituar nga rregullat e ekonomisë së tregut, ku ne fakt ndodhemi  përballe  monopolizimit  të  ofrimit  të shërbimeve shëndetësore në sistemin  jopublik , kane zgjedhur të vendosin çmime disa herë më tw larta se sa kostoja reale që ka një shërbim të caktuar duke abuzuar në xhep të qytetarëve shqiptarë.

Ky 62-vjeçar kishte probleme kardiake dhe në vitin 2015 vendosi 3 unaza  në arteriet koronare në shërbimin kardiologjisë  në QSUT. Pak më vonë  pati probleme sërish dhe mjekët i thanë  se duhej të  kryente bypass por për shkak të numrit të madh të pacientëve që i drejtohen  këtij shërbimi në QSUT, i duhej të priste  mbi një muaj   pasi kishte raste të tjera më urgjente. Ndaj vendosi të  shkoje në  spital  jo publik

“Kam shkuar në të gjithë spitalet private në Shqipëri. Të gjithë më jepnin shuma lekësh që nuk i plotësoja dot, 8 mijë euro, 11 mijë euro, deri 15 mijë euro”, shprehet pacienti Gafurr Shkurta.

Në pamundësi për t’i përballuar këto çmime zoti Shkurta  priti  deri sa i erdhi radha të kryente  ndërhyrjen  falas ne shërbimin kardiokirurgjisë në QSUT.

“Tre herë kam bërë unazat, pasta u ktheva tek bypassi. Shpëtova financat dhe ndoshta edhe me cilësi më të mirë”, tregon Shkurta.

Por në fakt nuk është i vetmi që ankohet . Ka qytetare të tjerë të cilët tregojnë se kur janë paraqitur për një sëmundje të caktuar në  spitalet  jopublike, iu  është  kërkuar që  të  kryejnë një mori analizash të panevojshme vetëm për të  fryrë faturat në fund.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA