Një koncert nostalgji, që do të na kthejë 40 vite më parë, sepse gjithë Tirana I kujton “Djemtë e Liqenit”, ata të cilët improvizionin koncerte në çdo cep të kodrave të këtushme.
“Tek ky Amfiteatër para 40 vjetëve fillova karrierën time si çun i ri i qytetit të Tiranës. Këngë, të cilat bëheshin nga ne të rinjtë, këngë që gjithkush e di që ishin të ndaluara. Kjo ishte shtëpia e rebelizmit.Ne të rinjtë këtu këndonim, dashuroheshim, putheshim. Gjithçka bëhej këtu ishte ndryshe nga ajo që regjimi i asaj kohe lejonte”, tha Arben Duro, kantautor.
Ben Duro është arrestuar tre herë për agjitacion dhe propagandë. Gjithçka donte ky i ri atëherë, sëbashku me miq të tjerë, ishte të këndonte.
“Ndodhte që edhe policët. Apo njerëzit që gjëmonin qytetarët i pëlqenin këngët dhe shpesh herë edhe na toleronin, por kishte raste që edhe goditeshim. Ka pasur raste që është thyer edhe kitara”, shton Arben Duro, kantautor.
Këngët e liqenit kanë qenë rreth 120, e në këtë koncert të premten në 20:30 rikthehen një pjesë e tyre.
“Unë sot do të këndoj 15 këngë ,të cilat janë pjesë e repertorit, të cilat kam pasur në kohën time”, tregon kantautori Arben Duro.
“Do jetë një superkoncert live dhe shpresojmë të dalë sa më mirë. Ju presim të gjithëve!”, tha Lambert Jorganxhi, tastiere.
Top Channel