Vrasja e qindra balenave është vetëm një ‘pjesë e natyrshme e jetës’ në Ishujt Faroe. Vendasit e kanë skuqur bregdetin  me therjen e tyre dhe pamjet shqetësuese e vazhdojnë të shokojnë admiruesit e kafshëve anembanë globit, të cilët iu bëjnë thirrje banorëve të Ishujve që t’i japin fund dhunës.

Një zëdhënës i qeverisë tha se kjo ndoshta mund të jetë një ‘pamje dramatike’ për të huajt, por mishi i balenave është një ‘pjesë e çmuar e dietës kombëtare në Ishujt Faroe’.

Çdo verë, rreth 800 balena pilot masakrohen në gjiret e Ishujve, ndërsa banorët përgatiten për muajt e ashpër të dimrit. Páll Nolsøe, një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, tha se 145 balena dhe 7 delfinë janë vrarë vetëm dje në gjirin Torshavn.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA