Epilogu i kampionatit shqiptar të futbollit zbuloi edhe enigmat e fundit me zyrtarizimin e Tiranës në elitë dhe kualifikimin e Teutës në Europa Lig. Në kryeqytet, ekipi bardheblu kishte nevojë për vetëm një pikë. por bëri akoma më mirë duke mundur 3-0 Flamurtarin.

Mbrojtësi Albi Doka arri të tundë dy herë rrjetën e bregdetarëve, me një prej golave që entuziazmoi të gjithë stadiumin e madje çliroi të gjithë ankthin e sezonit. Llogaritë e sfidës u mbyllën me rrjetën e Hasanit, që certifikon Tiranën në kuotën e 47 pikëve, madje duke zbritur përkundër parashikimit poshtë vetes edhe Luftëtarin. Në Gjirokastër mungoi motivimi si për Luftëtarin dhe partizanin që barazuan 1-1.

Siguroi kualifikimin në Europa League edhe Teuta që me dy gola në minutat shtesë të Kallakut dhe Camara mposhti 2-0 Laçin në shtëpi. Skënderbeu në vendin e tretë pret një dhuratë nga Arbitrazhi nëse mund të hyjë në Europë, si dhe që Kukësi të mos tolerojë në Kupë. Rexhinaldo fitoi këpucën e Artë si shënuesi më i mirë.

Tani ekuacioni i fundit është kupa. Nëse bardheblutë fitojnë trofeun, kapin edhe Europën, ndërsa laçianët shpresojnë të fitojë Kukësi për të hyrë në turneun kontinental

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA