Dikur një nga studiot më të mëdha të filmit në Europë, e preferuar nga emra të tillë si Alfred Hitchcock apo Pablo Picasso, “Victorine” në Nisë ka luftuar që prej viteve 2000 që të shmangë mbytjen. Por, tani, ajo po feston 100 vite të krijimit dhe qyteti i bukur bregdetar francez duket i gatshëm të injektojë jetë të re në strukturën ikonë.

E konsideruar si djepi i kinemasë në Côte d’Azur, “Victorine” dhe përvjetori i rëndësishëm i saj janë duke u kremtuar me 7 ekspozita, përfshirë edhe një prezantim shumë të pasur në Muzeun “Masséna”, me titull “Nice, Cinémapolis”, i cili do të tregojë më qartë lidhjet e saj të privilegjuara me artin e shtatë.

Janë mbi 1.000 filma të xhiruar në Nisë, përfshirë kryeveprat e Hitchcockut ose Truffaut, dhe një aktivitet i vazhdueshëm nga vëllezërit Lumières. “Ne shpesh kemi menduar se qyteti më i madh i kinemasë në Côte d’Azur ishte Kana, e cila ka një festival të rëndësishëm botëror. Por, kur zhytemi në histori, kinemaja në fakt është bërë pikërisht këtu”, thotë Jean-Jacques Aillagon, kurator i “Biennale des Arts de Nice”, me temën “l’Odyssée du cinéma”.

I mbiquajtur “Hollywood”-i i Europës në një pamflet të vitit 1927, studioja “Victorine” ka pasur ulje-ngritjet e saj që prej themelimit në vitin 1919 nga Serge Sandberg, megjithatë tani duket se është në rrugën e mbarë të ripërtëritjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA