Mrekulli e Zotit? U lind sa një kokërr mollë, doli nga materniteti 2.5 kg (Foto)

30/05/2019 13:30

Një foshnje e lindur me peshë vetëm 245 gramë, që besohet të jetë rasti unik në botë që i mbijeton lindjes së parakohshme, ka dalë tashmë nga materniteti ku ndodhej në Shtetet e Bashkuara.

Foshnja me emrin Saybie peshonte sa një kokërr mollë kur u lind pas vetëm 23 javësh dhe 3 ditësh në dhjetor të vitit të kaluar.

Në luftë për mbijetesë, ajo u transferua nën kujdesin intensiv në spitalin “Sharp Mary Birch” në San Diego të Kalifornisë. Mjekët u thanë prindërve të Saybie se, ajo kishte vetëm pak orë jetë…

Por, 5 muaj më vonë, ajo ka dalë nga spitali me një peshë të shëndetshme prej 2.5 kg, duke tejkaluar kështu të gjitha pritshmëritë. Një infermiere që është kujdesur për Saybie, teksa luftonte për jetën, tha se rikuperimi i saj dhe dalja prej maternitetit në fillim të këtij muaji është një mrekulli e Zotit.

Bebja më e vogël në peshë që regjistrohej deri në dhjetor të vitit të kaluar ishte një tjetër femër e lindur në Gjermani në vitin 2015, me peshë 252 gramë. Ndërkohë, një foshnje e seksit mashkull, që peshonte vetëm 268 gramë, sjellë në jetë në Japoni më herët këtë vit, besohet të jetë djali më i vogël që i ka mbijetuar lindjes së parakohshme deri më tani.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA