Mbyten turistët në Danub/Përmbyset anija në Budapest, 21 të zhdukur në ujë

30/05/2019 19:49

Ka përfunduar në mënyrë tragjike ajo që për një grup prej 33 turistësh, shumica nga Koreja e Jugut, duhet të ishte një shëtitje magjike në ujërat e Danubit në Hungari: anija turistike me të cilin po udhëtonin u përmbys pas përplasjes me një mjet tjetër lundrues. Të paktën 7 persona humbën jetën prej aksidentit të rëndë, e 21 të tjerë ende nuk janë gjetur.

Nivelit i  Danubit të konsideruar një magnet i vërtetë për turistët është rritur ndjeshëm prej reshjeve të dendura të shiut, ndërsa ekipet e shpëtimit paralajmërojnë se rrymat e forta mund t’i tërheqin njerëzit me vete, duke i zvogëluar kështu shanset për gjetjen e të mbijetuarve.

Anija e quajtur “Hableany”, apo “Sirena” kishte një kapacitet prej 45 deri në 60 personash. Ministria e Jashtme Koreano-Jugore e konfirmoi numrin e të zhdukurve, mes të cilëve është edhe një fëmijë.

Institucioni në fjalë po planifikon të dërgojë një ekip zyrtarësh në Hungari, ndërsa sqaroi se për familjarët e viktimave do të ketë seance këshillimi nga specialistet. Mihaly Toth, një zëdhënës i kompanisë së anijeve Panorama Deck u shpreh se mjetit i ishin kryer rregullisht shërbimet e mirëmbajtjes dhe se udhëtimi i fatkeqësisë, duket të kishte qenë në fakt, thjesht një rutinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA