Kushte të qëndrueshme dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për këtë të hënë Kujtojmë se Fredi Bejlerit, iu refuzua nga KQZ kandidimi, për zgjedhjet vendore të 30 qershorit është në listën shumë emërore të personave që po pyeten, për masakrën e Peshkëpisë.
Në prill 1994, posta e Peshkëpisë u sulmua nga organizata Mavi , ku edhe mbetën të vrarë ushtarakët, Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini, si dhe u plagosën tre të tjerë. Në përfundim të marrjes në pyetje, Bejleri deklaroi për Top channel se ka qenë në Qipro.
Prokuroria ka sekuestruar në funksion të hetimeve edhe dokumentarin e gazetarit Marin Mema, ku u rikthye në vëmendje masakra e Peshkëpisë si edhe dy episode të trajtuara në emisionin xhungël, nga gazetari Artan Hoxha. Në listën e të dyshuarve si terroristë janë 7 emra mes tyre, Jorgo Anastasulis një oficer grek , Apostolis Karvelas polic grek , por mes këtyre emrave është edhe emri i Fredi Bejlerit që në atë kohë ishte 23 vjeç.
Një vit pas këtij sulmi, grupi i drejtuar nga komando, me nofkën Pirro i parë, organizoi një sulm të dytë ndaj një tjetër reparti në Shqipëri, dhe pas reagimit në kohë të palës shqiptare, grupi u ndalua nga pala greke ku edhe u zbulua identiteti i tyre si dhe u arrestuan për armë mbajtje pa leje. Për këtë episod, Bejleri nuk dha asnjë koment.
Top Channel