24/11 22:37
Prindërit e një pesë-vjeçari bënë thirrje për dhurues në shkurt të këtij viti, pasi doktorit u kishin dhënë vetëm 3 muaj jetë për djalin.
Ai ishte sëmurë me leuçemi dhe mund të shpëtohej falë transplantit të disa qelizave staminale që duhej të përputheshin me trupin.
Pasi bënë thirrjen, prindërit e djalit, Olivia Sakselbi dhe Xhejmi Li, u habitën kur panë të mblidhen me mijëra njerëz në qytetin e tyre, Uorsestër të Anglisë.
Më në fund, pas shumë kërkimesh, këtë muaj u gjet një dhurues që përshtatej dhe djali është drejt shërimit.
Top Channel