Aq shumë e ka shqetësuar Kit Haringtonin mënyra sesi u mbyll seriali “Game of Thrones”, sa aktorit 32-vjeçar i është dashur të shtrohet shkurtimisht në një qendër luksoze mirëqenieje në Connecticut, ku ka marrë trajtim për stresin dhe konsumin e pijeve alkoolike.

Harington interpreton në serialin e famshëm personazhin aq të dashur nga publiku, John Snow, një rol të cilin e ka mbajtur prej 8 vitesh. Kur kasti mësoi se cila ishte finalja e serialit, që mbajti botën të mbërthyer për kaq kohë, Kit nuk e fshehu dot zhgënjimin e tij. Aktorit britanik iu mbushën sytë me lot dhe vuri duart në kokë.

Një finale, në fakt, ku John Snow vret të dashurën e tij, Daenerys Targaryen, e cila nuk ka zhgënjyer vetëm aktorët, por edhe fansat që arritën të nënshkruanin një peticion për ndryshimin e sezonit të fundit dhe të skenaristëve, si të paaftë.

Vetëm në Shtetet e Bashkuara, mbyllja e serialit tërhoqi 19.3 milionë shikues.

“M’u thye zemra”, dëgjohet të thotë aktori në dokumentarin e realizuar mbi atë çfarë ndodhi pas kuintave. “E dua këtë serial më shumë se çdo gjë tjetër. Nuk ka qenë thjesht një punë për mua, ishte jeta ime”, ka shtuar ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA