Qëlloi me vezë senatorin, dhuron donacionet për të mbijetuarit e sulmeve në Christchurch

29/05/2019 09:19

Në Australi, sot të gjithë e njohin si djali i vezëve. 17-vjeçari Will Connolly u bë papritur i famshëm pasi theu një vezë në kokën e senatorit të ekstremit të djathtë, Fraser Anning, muaj më parë, për shkak se ligjvënësi pretendonte se faji për masakrën e Christchurchit, ku u vranë 51 vetë, është i emigracionit mysliman.

Connolly tani ua ka dhuruar të mbijetuarve të sulmeve në dy xhami të këtij qyteti, të gjitha donacionet e mbledhura “online” për të. Shuma mbërrin në rreth 100 mijë dollarë australianë, apo gati 70 mijë dollarë amerikanë.

View this post on Instagram

Finally!!! After a huge amount of red tape,$99,922.36 has today been transferred to the Christchurch Foundation and Victims Support. For those of you who don’t know, there were 2 Go Fund Me pages set up to help cover the cost of my legal fees and to ‘buy more eggs’. Gratefully, Gordon Legal acted probono for me so I don’t have any legal fees. I decided to donate all monies to help provide some relief to the victims of the massacre… it wasn’t mine to keep. I want to thank Corey and @sajjad12345 who set up the funds and every single person who donated to the money and made this possible. To the victims of the Tragedy, I whole heartedly hope that this can bring some relief to you. Keep spreading the love. ❤️??

A post shared by Will Connolly (@willconnolly__) on

Donacionet duhej t’i shërbenin adoleshentit për të mbuluar shpenzimet ligjore. Anning u censurua zyrtarisht nga Senati australian në muajin prill, për komentet e tij të cilësuara si tronditëse, e të bëra në ditën e të shtënave.

Ai refuzoi të kërkojë ndjesë për komentet e veta, pavarësisht një peticioni të firmosur nga më shumë se 1.4 milionë vetë, e kjo i kushtoi shtrenjtë, sepse nuk u zgjodh për një mandat të ri në zgjedhjet e përgjithshme të 18 majit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA