Gjashtë ish-deputetë të Partisë Demokratike, të cilët u përfshinë në përplasje fizike me policët brenda drejtorisë së Policisë së Tiranës natën e 16 shkurtit janë vendosur nën hetim për veprime kundër efektivëve të policisë.

Gjashte ish-deputetët e Partisë Demokratike të vënë nën hetim për kundërshtim të policisë të kryer në përdorim te dhunës duhet te paraqiten të enjten tek prokurori Artan Lulo, përpara se t’u komunikohet akuza për të cilën dyshohen.

Sipas ftesës për paraqitje ish-deputetët Flamur Noka, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj, Klevis Balliu, Xhemal GJunkshi dhe Anton Frrokaj, fillimisht do të pyeten për incidentin pas protestës së 16 shkurtit.

Prokuroria e Tiranes dyshon se ish-deputetet u përplasën fizikisht me dy oficerë policie pas protestës, ndërkohë që ka administruar veç pamjeve filmike edhe kallëzimin e njërit prej punonjësve që ishte në gatishmëri atë natë.

Ish-deputetët, pretendon akuza, i kanë kërkuar takim inspektorit Gëzim Greca me drejtorin e policisë dhe pas refuzimeve të tij për shkak të axhendës, të dyshuarit kanë hyrë brenda forcërisht duke goditur dy nga efektivet që gjendeshin në detyrë dhe që më pas kanë bërë kallëzim.

Të gjashtë të dyshuarit dolën në një konferencë përmes të cilës dhanë versionin e tyre.

  “Dhunuan efektivët e policisë”, nën hetim 6 ish-deputetë të PD – VIDEO

“Ka një ligj që sanksionon pa prekshmërinë e deputetit nga polIcia dhe Prokuroria. Ne kemi qenë duke bërë detyrën tonë”, Strazimiri.

“Si deputetë kemi qenë duke kryer detyrat tona Kushtetuese dhe ligjore”, tha Flamur Noka.

“16 shkurti nuk është një gjë që do të kalojë. 2 Qershori është një gjë shumë herë më tepër se sa kaq në mbrojtjet të qytetarëve shqiptarë”, Alibeaj.

Incidenti ndodhi pas shoqërimit të disa protestuesve, ndërkohë që policia ka dorëzuar si provë ndaj të dyshuarve edhe kamerat e sigurisë në brendësi të drejtorisë së policisë vendore.

Top Channel