Kancelari austriak Sebastian Kurz, humbi votëbesimin në parlament dhe tashëm vendo do të përballet me  zgjedhje të parakohshme.  Kurz është kancelari i parë në historinë e Austrisë së pasluftës që humb votëbesimin.

Mocioni i mosbesimit u mbështet nga ligjvënësit e Social-Demokratëve dhe të partisë së ekstremit të djathtë Liria, e cila ka qenë në koalicion me Kurzin, ndërkohë që ky i fundit e ka ndërprerë aleancën me të javën e kaluar.

Presidenti i Austrisë, Alexander van der Bellen, pritet që të emërojë një tjetër kancelarë deri në zgjedhjet e ardhshme, që pritet të zhvillohen në shtator.

Kriza politike në Austri nisi dhjetë ditë më parë, si pasojë e shfaqjes së një videoje, që supozohej se tregonte zëvendëskancelarin Heinz-Christian Strache duke i ofruar kontrata një përfitueseje potenciale ruse, në këmbim të donacioneve politike. Strache, nga Partia Liria, dha dorëheqje nga qeveria më 18 maj.

Në video, ai shihet i ulur në një divan me një femër që pretendohet se është një ruse e pasur, që dëshiron të investojë në Austri.

Gruaja në video kërkon të blejë 50% të aksioneve në gazetën austriake Kronen Zeitung, ku premton se do të ndryshojë qëndrimin e saj editorial, në mbështetje të Partisë Liria. Në këmbim, Strache thotë se mund t’i ofrojë asaj kontrata publike.

Top Channel