Policia e Kosovës në orën 6 të mëngjesit ka nisur aksionin më të madh ndonjëherë në veri të Kosovës.
Nga operacioni që u zhvillua në 12 lokacione janë arrestuar 19 zyrtarë policorë, 11 serbë, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjakë, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare, bashkëpunim me qëllim të kontrabandimit të mallrave dhe marrje ryshfeti.
Zyrtarët policorë janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe janë suspenduar nga detyra.
Gjatë aksionit, policia ka hasur në rezistencë vetëm nga qytetarët e komunës së Zubin Potokut, të cilët kishin krijuar disa barrikada.
Si pasojë, dy zyrtarë policorë janë qëlluar me armë zjarri, ndërsa tre të tjerë kanë marrë lëndime të lehta trupore. Gjatë tentimit për të hyrë në Zubin Potok, policia ka dërguar në stacionin policorë edhe dy përfaqësues të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK.
Njëri nga dy të arrestuarit ishte shtetas rus, për këtë ambasada ruse në Serbi, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm nga edhe është thënë se përgjegjësit do të japin përgjegjësi për këtë incident flagrant.
Lirimin e menjëhershëm e ka kërkuar edhe UNMIK-u, përmes një komunikate për media.
Meqenëse ishin dërguar edhe në spital për trajtim të lëndimeve, përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Zahir Tanin ka thënë se çdo dëm i stafit të OKB-së do të plotësohet me shkallën më të lartë diplomatike dhe përgjigjet ligjore ndërkombëtare.
Pas reagimit të tyre, UNMIK-u ka njoftuar se shtetasi rus është liruar nga paraburgimi. Presidenti serb, Aleksander Vuçiç kishte deklaruar se kishte pasur një tejkalim të përdorimit të forcave policore.
Por, këtë e ka kundërshtuar kryeministri, Ramush Haradinaj.
“Përveç njësive të shtuara të policisë në rajonin e veriut dhe magjistralen Prishtine- Mitrovicë, janë parë edhe forca të shtuara të KFOR-it, të cilët përveç patrullimeve rrugore i kanë bërë edhe me helikopter”.
Top Channel