Ish-deputeti Bardh Spahia ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ndaj kryeministrit Rama për gjendjen dhe pagat e mjekëve në Shqipëri, duke e cilësuar si ‘gaztorin kryesor në tragji-komedinë ku është zhytur prej 6 vitesh shëndetësia publike’.

Sipas tij, Rama gënjeu me papërgjegjshmëri kur deklaroi se mjekët shqiptare paguhen më mirë se koleget e tyre ne Gjermani.

Më tej, Spahiu shton se edhe portali i punësimit “Mjekë per Shqipërinë” është pjesë e kësaj gënjeshtre dhe mashtrimi të madh.

“Rama e di mirë të vërtetën, por gënjeshtrën e ka bërë pjesë të pandarë të vetes. Pjesë e kësaj gënjeshtre dhe mashtrimi të madh është dhe portali “mjekë per Shqipërinë” i hapur sot”, shkruan Spahiu.

  Portali “Mjekë për Shqipërinë”, Rama shpjegon mënyrën e punësimit

Statusi i plotë i ish-deputetit të PD, Bardh Spahia
Sot Rama luajti rolin e gaztorit kryesor ne tragjikomedine ku eshte zhytur prej 6 vitesh shendetsia publike. Me vetedije kriminale dhe papergjegjshmerine e nje te semuri psikik deklaroi para salles se mbushur me mjeke te detyruar te shkonin ne takim se mjeket shqiptare paguhen me mire se koleget e tyre ne Gjermani.

U foli per paga e bonuse imagjinare kur pak metra me larg salles ku zhvillohej takimi ndodh cdo dite drama e mijera pacienteve qe perballen me kushtet skandaloze ne Qsut, me mungesat e ilaceve, me radhet e pafundme per konsulta e ekzaminime. Ndjeva keqardhje per ata kolege qe degjuan delirimet e tij.

Sigurisht qe do te donin te ishin diku tjeter aty ku puna e tyre vleresohet me dinjitet, ku kushtet e punes nuk i perballin cdo dite me paciente te pamundur e te irrituar. Si nuk e pyeti dikush kryeministrin ; nqse kushtet jane keto qe ju po deklaroni per cfare arsye absurde cdo vit braktisin vendet e punes mbi 150 mjeke?

Pse 70% e punonjesve te shendetsise te intervistuar nga nje sondazh serioz deklarojne se duan te ikin nga Shqiperia? Rama e di mire te verteten por genjeshtren e ka bere pjese te pandare te vetes. Pjese e kesaj genjeshtre dhe mashtrimi te madh eshte dhe portali “mjekë per Shqiperine” i hapur sot.

Top Channel