Kryeministri Edi Rama ka lançuar sot portalin “Mjekë për Shqipërinë”, e cila shërben si një dritare e re për ata që përfundojnë studimet rishtaz për mjekët specializantë.

Ky portal është në dispozicion të atyre që  janë endur prej vitesh në kërkim të një vendi pune, për ata që duan të rikthehen e të shërbejnë në Shqipëri.“Ky portal i ri është një instrument në dorën e gjithë tyre që me të drejtë kanë pasur shqetësimin e mungesës së informacionit, e mungesës së kanaleve të dedikuara dhe transparente për të kërkuar që të marrin një punë duke u angazhuar në sistem dhe e mungesës së një pasqyre, që mund të shihet se si funksioni sistemi nga brenda”, tha Kryeministri.

Kryeministri Edi Rama i garantoi mjekët për transparencë nëpërmjet këtij portali, duke thënë se këto sistem të amortizuara e bëjnë të pamundur ndërhyrjen.

“Nëse të ka ardhur radha për punë, ti e shikon këtë  në portal dhe konstaton rastet e abuzimit, kur dikush kalon radhën dhe futet në punë. Sistemi është automatik, Ti ke rezultat, që janë shifra. Shifrat futen në kompjuter, proçesohen dhe nuk ka asnjë mundësi që djali apo vajza me baba të njohur apo me lekë, ta kalojë vajzën apo djalin e çobanit, sepse nëse këta të fundit kanë rezultate më të larta, janë të pakalueshëm. Sot ka 112 vende vakante për mjekë specializante dhe 79 për mjekë në spitale . Procedurat janë të shkurtra dhe të shpejta. Kemi disa raste të mjekëve që duan të vijën nga diaspora dhe të punojnë këtu në Shqipëri”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri premtoi rritje të pagave të mjekëve dhe investime në spitale.

“Paga e mjekëve specializantë në rrethe është më e larta se pagat e mjekëve në Gjermani. Pagat e mjekëve do të rriten, por po rriten kapacitet për t’iu vënë në dispozicion mjekëve instrumente për të ushtruar profesionin e tyre”, tha Rama.

Top Channel