25/11 16:24
Zvarritja e një marrëdhënieje që nuk ecën, ose më keq një dashuri toksike, është më e keqe sesa vetmia.
Proverbi e thotë qartë: më mirë vetëm se në shoqëri të keqe. E megjithatë, edhe nëse historia që po përjetojmë ka mbaruar ose, akoma më keq, na shkakton më shumë vuajtje sesa gëzim, nuk gjejmë forcën për të thënë “mjaft”.
Shqetësimet, ndjenja e ankthit dhe vetmia që shpesh shoqërojnë një marrëdhënie me të meta nuk janë gjithmonë të mjaftueshme për të na dhënë forcën për të vendosur të shkëputemi. Frika për ta gjetur veten vetëm është një nga arsyet kryesore, por nuk është e vetmja.
Por, për fat të mirë, diçka mund të bëhet.
Top Channel