Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në orët e para të mëngjesit ka mbledhur të gjitha strukturat e sigurisë në Kosovë. Në zyrën e Thaçit janë parë duke hyrë Drejtori i Policisë dhe udhëheqës të institucioneve të drejtësisë.

Gjatë ditës së sotme në veri të Kosovë janë arrestuar dhjetëra serbë të strukturave të larta të sigurisë, ndërsa gjatë aksionit janë plagosur policë të Kosovës, raporton Bota Sot.

Ndërkohë Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook në lidhje me situatën në veri të Kosovës, duke thënë se institucionet e ligjit kanë nevojë për përkrahje në  luftën e pakompromis kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe korrupsionit. Gjithashtu në këtë deklaratë President premton se në dekadën e dytë të Republikës së Kosovës s’do të ketë vend për krim të organizuar.

“Institucionet e rendit dhe ligjit kanë nevojë për besim dhe përkrahje maksimale të tërë shoqërisë në luftën e pakompromis kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe korrupsionit, në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Shpreh keqardhjen time për plagosjen e policit tonë në krye të detyrës dhe i uroj shërim sa më të shpejt! Në dekadën e dytë të Republikës së Kosovës s’do të ketë vend për krim të organizuar dhe ata që merren me aktivitete të kundërligjshme do të përfundojnë prapa grilave.

Operacioni i sotëm policor është në të mirë të të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim dhe ftoj komunitetin serb në veri që ta ruajë qetësinë dhe ta përkrah luftën kundër krimit të organizuar. Forcimi i rendit dhe ligjit është jetik për barazinë e gjithë qytetarëve dhe përshpejton lëvizjen tonë drejt procesit të integrimeve euroatlantike! HTH”, shkruan Hashim Thaçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA