Ulsi Manja, kryetar i Komisionit të Ligjeve, deklaroi në emisionin Open të Eni Vasili se ne si shumicë nuk e kemi mundësinë për të negociuar datën e zgjedhjeve por kemi detyrimin të mbrojë Kushtetutën.
Sipas Manjës nuk ka një krahasueshmëri precedent i vitit 2007 dhe ai i sotëm, pasi në 2007-n u mohohej e drejta për të votuar një numër të madh qytetarësh, kurse tani është tjetër gjë. Ne kemi kërkuar dialog por jo negocimin e datës së zgjedhjeve tha Manja.
Usli Manja në lidhje të drejtpërdrejtë tha se: “ Presidenti Ilir Meta është shprehur se është i gatshëm,për të shtyrë datën, nëse të dyja palët janë dakort. Sipas Metës stabiliteti i vendit dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë parimi i këtij vendi.”
Top Channel