Top Talk/ Zheji, “ekstremist”: Basha humb gjithçka nëse ulet me Ramën

27/05/2019 15:46

Opinionisti Artur Zheji, i ftuar në Top Talk këshilloi nga distanca zotin Basha që të mos ulet në tryezë me Ramën si krueminstër. Sipas tij kjo do të ishte një humbje e madhe për kreun e PD dhe partinë e tij.

“Nëse Basha ulet me Ramën kryeministër, duhet të ikë në shtëpi. Të paktën mbështetja e shumicës së zërave kritik, të gazetarisë, medies, opinionistëve, do ta humbasë krejtësisht. Do të fitojë Rama. Në vitin 2017 humbi 200 mijë vota nga takimi me Ramën, nga qepallimi që bëri me Ramën. Nëse do e bëj tani, do të humbasë gjithçka dhe do krijohen forca të forta politike dhe thoshin ‘na ishte dikur një Lulzim Basha’”, paralajmëroi opinionisti.

Ndërkohë, zoti Zheji foli edhe për ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, duke thënë se Europa dhe SHBA do të jenë në të njëjtën linjë në qëndrimet e tyre.

“Opinioni që do  vijnë nga Brukseli apo Berlini, nuk do të jetë antagonist me atë që do të vijë nga Uashingtoni. Do të jenë të harmonizuar. Politikanët shqiptarë ende nuk kanë marrë mesazhe të forta underground nga SHBA sepse po të kishte ndodhur një gjë e tillë, asnjë prej tyre nuk do kishte pasur guximin që të vazhdonte të njëjtën linjë të patrazuar”, u shpreh Zheji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA