Sot në emisionin “Open”, ku kanë qenë të ftuar Spartak Ngjela, Mesila Dodo, Neritan Sejamini, Mentor Nazarko si dhe në një lidhje të drejtpërdrejtë Ulsi Manja, u diskutua në lidhje me krizën politike dhe rolin e presidentit Meta, i cili është treguar i gatshëm të dekretojë një tjetër datë për zgjedhjet, nëse do i kërkohet.
Spartak Ngjela deklaroi se Presidenti nuk ka formim juridik dhe zgjedhjet vendore nuk shtyhen, e sipas tij nuk duhet të bëhen më lojëra ndaj Kushtetutës.
“Shqiptarët duhet të maten mirë kur zgjedhin presidente se nuk janë treguar profesioniste. Data është në kushtetutë, por si Meta dhe Basha nuk kanë optikë juridike. Ata thonë po sikur Rama nuk ka shtet. Çështja është se nuk duhet të bëhet asnjë lëshim. Nuk tha njeri të ikin nga zgjedhjet apo të lejnë mandatet. Çdo gabim ka kostot e tyre dhe duhet të ruhet shteti. Socialistët nuk duhet të bëjnë lëshim, kjo është teori e shtetit. Problemi është që duhet të bëhet një mësim, duhet një moment i fortë, që të mos bëjë asnjë lëshim. Le të humbasin socialistët, por nga ky moment të mos bëjmë më lojëra të tilla.”, u shpreh ai.
Top Channel