Vaji i palmës është i dëmshëm për shëndetin tonë. Pavarësisht kësaj harta e përdorimit të tij në industrinë ushqimore sa vjen e zgjerohet.

Ditë më parë Top Channel tregoi se si mund ta dallojmë vajin e palmës tek nënproduktet e qumështit. Ekspertët e ushqimit thonë se duhet të konsumojmë atë sa më pak, por se sa vaj palme merr trupi ynë në dite një gjë të tillë nuk e mësojmë dot pasi kjo yndyrë e ngopur nuk deklarohet në etiketat e ushqimeve.

“ Vaji i palmës si fillim shkakton sëmundje kardiovaskulare. Nëse ai digjet disa herë është burim i sëmundjeve kancerogjene”, thotë Enkelejda Ferrollari, nutricioniste.

Përmbatje të lartë të vajit të palmës kanë ëmbëlsira të cilat preferohen nga fëmijët.

“ Fëmijët duhet të bëjnë kujdes më ëmbëlsira, patetinat dhe brioshët pasi përgatiten të gjitha me vaj palme. Një gjë e tillë shkakton obezitet tek të vegjlit“, thotë ajo.

Vaji i palmës është i leverdisshëm për fabrikat e ushqimeve pasi kushton pak dhe rrit rrezen e produktit ku përdoret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA