Kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku, i janë drejtuar disa pyetje teksa raportonte sot në Komisionin e Ligjeve.
Deputeti i PD-së, Lefter Maliqi e ka pyetur Markun se deri ku janë hetimet për dosjet e famshme të përgjimeve për blerjen e votave, 339 dhe 184.
“Përgjimet, vazhdojnë të jenë në hetim. E kam shprehur disa herë, që aty ka problematikë, dosjet janë zvarritur, ka pasur vetëm përgjime, që nuk janë zbardhur dhe nëse nuk bëhen janë të palexueshme. Dosja 339 po hetohet nga 2 prokurorë dhe 11 oficerë, aty ka video të pa transkriptuara, por do ketë vendimmarrje. Dosja 184 në të njëjtën gjendje, e regjistruar 2 vjet vetëm përgjime. Pas dy vjetëve janë regjistruar emrat e disa personave në hetim, do të ketë vendimmarrje të shpejtë”- tha ajo.
Top Channel