E ftuar në studion e “Open” ish deputetja Mesila Doda, është shprehur se në këto kushte që jemi sot është e pamundur të kemi zgjidhje normale dhe të ndershme.
Ish-deputetja, Mesila Doda tha në fjalën e saj se Kryeministri Rama ka qenë i përfshirë në krimin elektoral, në zgjedhjet e kaluara.
“Argumentet deri tani lenë shteg për debat. Ne jemi sot të pezulluar nga Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë dhe me vështirësi mund të dalim nga kjo situatë. Kjo do të thotë që po përballemi me skandale, ku shteti realisht është ai që nuk po funksionon. Kancelari Austriak dha dorëheqjen pas skandalit dhe ne kemi dalë me disa dosje, por deri më sot nuk kemi asnjë të pandehur. Edi Rama ka qenë i përfshirë në krimin elektoral, të shkuar. Sot në këto kushte ne kemi një situatë që është e pamundur të kemi zgjedhje normale dhe të ndershme.”
Top Channel