AKU ka bllokuar 257 kg mish në Katund të Ri të Durrësit. Një dhomë e vogël deri në dy ditë më parë në mënyrë ilegale ka shërbyer si thertore.
Pasi gjëja e gjallë therej këtu, mishi më pas përpunohej në sallam. Ambienti në fjalë ndodhej ngjitur me njësinë e tregtimit të mishit të Ramiz Shallës.
Duke parë mungesën e kushteve higjeno-sanitare si dhe teknike-teknologjike për procesin e therjes së kafshëve të gjalla, AKU e bllokoi atë.
Shkeljet nuk përfundojnë këtu gjaku i pisët i kafshëve derdhet në kanalin përbri subjektit duke kontaminuar ambientin përreth.
“Konfiskuam produktin dhe bllokuam ambientin. Vlera e gjobës shkon në 250 mijë lekë”, tha Ardit Tabaku, AKU Durrës.
Sipas AKU-së mishi nuk kishte vulën e veterinerit, për këtë arsye mish dhe nënprodukti i tij do të asgjësohet.
Top Channel