Debati në studion e emisionit Open ka arritur temperature shumë të larta sonte ndërkohë që Neritan Sejamini dhe Ulsi Manja janë përplasur fuqishëm dhe pa asnjë pauzë mes tyre.
Ka qenë Neritan Sejamini i pari që i ka kërkuar deputetit të PS-së që të mos sillet në studio si një analist, por si një kryetar i Komisionit të Ligjeve që duhet të japë llogari përse mazhoranca e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë.
Ka qenë e menjëhershme replika e Ulsi Manjës që i ka thënë se mos më bëj me këmbë e me duar por nuk mundesh që të ndryshosh zgjedhjesh.
Ka qenë i menjëhershëm Sejamini që i ka thënë se duhet të japësh shpjegime për lënien e vendit pa gjykata.
Manja i është kthyer se ti po shkon studio më studio e po ndjell 1997-n. Sejamini pyeti Manjën: Çfarë është 1997 për kulturë? Manja u përgjigj me pyetje: Ku ishe ti në 1997?
Sejamini ju përgjigj: Ç’të duhet ty, polic je ti apo deputet që duhet të japësh llogari. Debati mori edhe më tej përmasa të zjarrta ku bashkëbiseduesit shkëmbyen fjalë edhe më të rënda.
Top Channel