Ndeshja me Parmën nuk kishte asnjë vlerë për skuadrën e Romës, që e humbi trenin e saj për të qenë në Champions League sezonin e ardhshëm, e megjithatë kishte emocione të jashtëzakonshme. Kjo, sepse ishte sfida e fundit e kapitenit Daniele De Rossi me fanellën verdhekuqe.

Me mijëra flamuj verdhekuq kishin mbuluar “Olimpico”-n, ndërkohë që u shfaq edhe një parullë gjigante dedikuar mesfushorit, ku shkruhej: “Na ke përfaqësuar në fushë për 18 vite. Nga sot, tifozeria do të të përfaqësojë përgjithmonë. Jemi të gjithë Daniele De Rossi”.

Përpara fillimit të sfidës, Daniele De Rossi zbriti në fushën e lojës i shoqëruar nga fëmijët e tij, për lamtumirën që dhuroi momente shumë prekëse, me tifozët, lojtarët e stafin teknik që nuk i përmbajtën lotët.

Por, momentet më emocionuese ishin përqafimi i De Rossit me Francesco Tottin dhe kur mesfushori u ul në tokë për të puthur fushën e “Olimpico”-s, ku De Rossi dha maksimumin e tij për 18 vite me fanellën e Romës.

FOTO GALERI
29/31

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA