Policia skoceze ka nisur një operacion të detajuar në një pellg në Leanach pasi mendohet që aty gjenden trupat e Renee Macrae 36 vjeç dhe djalit të saj Andrew 3 vjeç.
Dyshohet që ata janë vrarë dhe më pas trupat e tyre janë hedhur në pellg për të zhdukur gjurmët e vrasjes.
Zonja Macroe dhe djali i saj Andrew u zhdukën pasi shkuan për të marrë djalin e saj të madh 9 vjeçar, Gordon, nga shtëpia e ish bashkëshortit. Ajo u nis rrugës për të takuar të dashurin e saj Bill McDowell, i cili është edhe babai biologjik i Andrew, por ai në deklaratën e dhënë për policinë tregon se nuk arriti t’i takojë kurrë ato.
Sot edhe pse kanë kaluar 43 vjet që nga zhdukja e tyre,pikërisht kur mendohej se nuk kishte më shpresa, policia beson se ka rënë në gjurmët e trupave.
Në nëntor të vitit të kaluar motra e Znj. Macrae, Morag, u shpreh se po shpresonte që një ditë të kishte mundësi t’i shihte ato gjersa preheshin në paqe. Ajo shprehej: ”Nuk ka një ditë që kalon dhe ato të mos jenë në mendjen time”.
Në këtë mënyrë policia ka filluar në ndjekjen e këtij rasti ndonëse është tepër e vështirë për të kërkuar në ujë. Brenda disa ditëve ato pritet të heqin ujin nga pellgu 30 m i thellë dhe të nisin kërkimet për më tej.
Policia shpreson që së shpejti të japë lajme të mira në lidhje me këtë rast.
Top Channel