Katër persona, duke përfshirë një vajzë 15-vjeçare, janë gjetur të fshehur brenda automjeteve, në përpjekje për të ikur nga Maroku.  Tre automjete u ndaluan në doganën në Beni Enzar në një hapësirë kohore  ​​prej vetëm tre orësh, mes orës 9 dhe 12.

Brenda makinave, zyrtarët e doganës  gjetën vajzën adoleshente dhe dy meshkuj të tjerë, që besohet të jenë 20 dhe 21 vjeç. Njëri prej tyre ishte i fshehur në sendiljet e pasme dhe dy të tjerët në pjesën e parakolpit të makinës.

Dy nga tre të ndaluarit duhej të stabilizoheshin nga mjekët pas shfaqjes së simptomave të asfiksisë, çorientimit dhe dhimbjes së përgjithësuar në nyje për shkak të mënyrës në të cilën kanë qëndruar për një kohë të gjatë teksa udhëtonin.

Një kamion i katërt u kontrollua më pas në portin spanjoll të Melillës dhe zyrtarët gjetën një 20 vjeçar në automjet. Besohet se njeriu kishte ‘përfituar’ nga pakujdesia e shoferit për të hyrë në brendësi të kamionin. Garda Civile tha se shoferët e makinave tani janë ndaluar dhe do të shkojnë në gjykatë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA