Vota e grekëve ka nxjerrë fitues për zgjedhjet e Parlamentit Europian, konservatorët e “Demokracisë së Re”, të cilët kryesojnë me gati 9% pas rezultateve të para zyrtare, duke përqëndruar 32.7% të votave.
Udhëheqësi i tyre, Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Tsipras dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme kombëtare.
Por, vota e grekëve ka nxjerrë gjithashtu edhe një lajm pozitiv, që është humbja e fuqisë së neonazistëve të “Agimit të Artë”, të cilët nga forcë e tretë politike kanë shkuar në vendin e pestë, me 4.8%, duke humbur gati 40% të mbështetësve të tyre.
Greqi, “exit poll”-et nxjerrin fituese “Demokracinë e Re” për PE-në
Një forcë e re politike, me bazë kryesisht në Selanik dhe Greqinë e Veriut, duket se ka mbledhur këta përkrahës të së djathtës ekstreme, e për herë të parë do të hyjë në PE, pasi ka përqëndruar 4.1% të votave.
Ndërkohë, partia qeveritare “Syriza”, me vetëm 24% të votave, ka humbur 2% nga zgjedhjet e kaluara dhe gati 10% nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2015.
Në vendin e tretë rreshtohet “Lëvizja për Ndryshim” me 7.1%, që ka bazë kryesisht socialistët e PASOK-ut, teksa pasojnë komunistët grekë me 5.6%.
Nga momenti në moment pritet deklarata e kryeministrit Tsipras, ndërkohë që vlen të theksohet se rezultatet e mësipërme nuk janë përfundimtare, por vetëm pas numërimit të 15% të votave.
Top Channel