Një raund golfi nën diell, hamburgera për drekë, vende në tribunë në një turne sumoje dhe një darkë në stil “Barbeque”.

Këta janë përbërësit e së dielës në përpjekjen më të fundit të kryeministrit japonez, Shinzo Abe, për t’u bërë miku më i mirë global i presidentit Donald Trump. Ky i fundit mbërriti me helikopter mbi fushën “Mobaras”, afër kryeqytetit japonez.

Abe, i veshur me pantallona të bardha dhe xhaketë sportive ngjyrë blu, priti ngrohtësisht Trumpin, të veshur me xhakoventë të kuqe dhe pantallona të zeza, e sigurisht edhe me kapelën ku shkruhej SHBA. Pas mëngjesit në klub, të dy ata përveshën mëngët për lojë.

Trump dhe Abe në fakt e kanë çimentuar “bromancën” e tyre diplomatike përmes dashurisë për golfin, që e luajnë së bashku sa herë që iu paraqitet mundësia. Ndërsa shërbimi sekret i Trumpit, padyshim shpresonte të mos përsëritej tërmeti me magnitudë 5.1, që goditi Tokion vetëm një orë para mbërritjes së shefit të Shtëpisë së Bardhë, me epiqendrën shumë afër klubit.

Pas golfit, Trump dhe Abe, të shoqëruar edhe nga bashkëshortet, ndoqën finalen e turneut të sumos, një sport tradicional ky në Japoni, ku Trump, që më herët ka shprehur admirim për të, dha për fituesin edhe kupën e tij.

Ndërsa të hënën nis diplomacia serioze, me Trump që do të jetë i pari udhëheqës i huaj që do të takojë perandorin e ri të Japonisë, Naruhito. Më herët, bashkëshortet e presidentëve, Melania Trump dhe Akie Abe, vizituan muzeun “TeamLab” dhe u takuan me një grup fëmijësh.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA