Bayerni i Mynihut feston sërish. Pas kampionatit, skuadra e drejtuar nga Nico Kovac fitoi një tjetër trofe, Kupën e Gjermanisë teksa mundi në finalen e luajtur në Berlin, Leipzigun 3-0, në një ndeshje që ishte e fundit për Robben dhe Ribery me fanellën e skuadrës bavareze. Për  Bayernin kjo ishte hera e 19 që fiton Kupën e Gjermanisë, të fundit e kishte fituar 3 vjet më parë.

Në këtë finale, Leipzig luajti pa frikë dhe tentoi të kapë në befasi Bayernin e Mynihut teksa në 20 minutat e para krijuan disa raste të mira shënimi. Megjithatë ai që arriti të gjejë golin ishte pikërisht skuadra bavareze në minutën e 29, me autor Robert Lewandowskin dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të kampionëve të Gjermanisë

Në fillimin e pjesës së dytë ishte sërish Leipzigu që iu afrua golit me Forsberg, por në të 78, Coman dyfishoi shifrat për Bayernin e Mynihut, ndërsa 5 minuta nga fundi i sfidës, Lewandowski shënoi sërish duke fiksuar shifrat 3-0 në këtë ndeshje gjatë së cilës u pa edhe aktivizimi i Robben dhe Ribery që ishin në minutat e tyre të fundit me Bayernin e Mynihut. Pas  fërshëllimës së fundit të arbitrit ishte koha që futbollistët e skuadrës bavareze të ngrinin trofeun e Kupës duke plotësuar kështu festën e saj për këtë sezon.

Top Channel