Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë filluar përgatitjet për protestën e 6 kombëtare të opozitës së bashkuar joparlamentare, e cila do të mbahet këtë të shtunë, në orën 19:00.

Kërkesat e saj mbeten të njëjta, zgjedhje të lira e të ndershme, për të cilat kërkon largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Në bulevard fonia e cila do të përdoret nga opozita gjatë protestës ka filluar të vendoset, ndërsa nuk mungojnë as makinat e televizioneve.

Nga burime jo zyrtare mësohet se opozita ka kërkuar leje në polici deri në mesnatë për protestën, ndërkohë që ende nuk dihet skenari që do të ndjek në këtë protestë.

Ashtu si edhe protestat e mëparshme, kryeministria është rrethuar me kangjella mbrojtëse ndërsa dyert e kryeministrisë janë përforcuar. Për mbarëvajtjen e protestës mësohet se mund të angazhohen mbi 1500 efektivë policie. Ndryshe nga herët e tjera, mësohet se edhe ne institucionet ku opozita marshoi protestën e mëparshme, do të ketë efektivë policie të cilët do të qëndrojnë në gadishmëri.

Përveç kangjellave mbrojtëse, gjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur gjithashtu kamera me një cilësi të lartë imazhi. Ndërkohë që nuk ka munguar ashtu si më parë edhe graso me të cilat janë lyer shtyllat ku janë vendosur kamerat dhe auto-parlantet, me të cilët në protestat e mëparshme, ju është bërë thirrje protestuesve për të ruajtur qetësinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA