Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë filluar përgatitjet për protestën e 6 kombëtare të opozitës së bashkuar joparlamentare, e cila do të mbahet këtë të shtunë, në orën 19:00.
Ndërsa mësohet se PD ka marrë lejen për ta zhvilluar protestën deri në 00:00, ende nuk dihet skenari që opozita do të ndjekë në këtë protestë.
Kërkesat e saj mbeten të njëjta, zgjedhje të lira e të ndershme, për të cilat kërkon largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.
Në Bulevard, fonia e cila do të përdoret nga opozita gjatë protestës ka filluar të vendoset, ndërsa nuk mungojnë as makinat e televizioneve.
Nga burime jo zyrtare mësohet se opozita ka kërkuar leje në polici deri në mesnatë për protestën, ndërkohë që ende nuk
Ashtu si edhe protestat e mëparshme, kryeministria është rrethuar me kangjella mbrojtëse ndërsa dyert e kryeministrisë janë përforcuar. Për mbarëvajtjen e protestës mësohet se mund të angazhohen mbi 1500 efektivë policie. Ndryshe nga herët e tjera, mësohet se edhe ne institucionet ku opozita marshoi protestën e mëparshme, do të ketë efektivë policie të cilët do të qëndrojnë në gatishmëri.
Përveç kangjellave mbrojtëse, gjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur gjithashtu kamera me një cilësi të lartë imazhi. Ndërkohë që nuk ka munguar ashtu si më parë edhe graso me të cilat janë lyer shtyllat ku janë vendosur kamerat dhe auto-parlantët, me të cilët në protestat e mëparshme, ju është bërë thirrje protestuesve për të ruajtur qetësinë.
Top Channel