Urdhri i Mjekëve kërkon që lidhur me ndryshimet që po bëhen në Kodin Penal për dhunën ndaj mjekëve, por edhe për gabimet mjekësore Urdhri i Mjekut kërkon që këto të dyja të përkufizohen në ligj si koncepte të ndara dhe kur konsiderohen të tillë.

“Në pamje të pare duket se plotësohet kërkesa e mjekëve, por nëse nuk përcaktohet çfarë është gabimi mjekësor dhe neglizhenca atëherë do të shkojmë përsëri tek mjekimi i pakujdesshëm dhe nuk do të realizohet qëllimi për të cilin u bënë këto ndryshime në Kod. Kjo duhet përcaktuar kush është gabim mjekësor dhe kush neglizhencë.

Por në fakt kur konsiderohet gabim mjekësor?!
Gabim mjekësor është kur mjeku kryen të njëjtën procedurë mjekësore tek të gjithë sipas protokollit të miratuar, por në një x pacient nuk shkon mirë, pra dështon. Dhe për këtë nuk ka pse dënohet mjeku. Ndërsa neglizhenca ka të bëjë me mos bërjen apo bërjen e veprimeve të papërgjegjshme për të cilat mjeku e di që do të dështojë.

Duke qenë se në vendin tonë nuk ka gjykata profesionale, ose mjekësore, Urdhri i Mjekut propozon që kompetenca e gjykimit të jetë më e gjerë. Në Kod, parashikohet për herë të parë që dhuna ndaj bluzave të bardha të dënohet nga 1 deri në 5 vite heqje lirie, ndërsa për kanosjen e mjekut, dënimi dyfishohet.

Kundërvajtje penale cilësohet edhe “pengimi i ushtrimit të detyrës së mjekut”. Për shkak të defekteve të ligjit vetëm gjatë vitit 2015 është shënuar edhe numri i lartë i mjekëve të ndaluar përgjatë 20 viteve të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA