Librat që thyen izolimin, ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:32
“Shpirti i Ballkanit”, festivali folklorik i cili bën bashkë ansamble nga 6 shtete të Ballkanit, ka çelur siparin në Korçë.
Vallet dhe këngët folklorike të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Bullgarisë, Greqisë edhe Turqisë janë bërë bashkë në një festival të vetëm duke sjellë shpirtin tradicional të Ballkanit.
Për organizatorët, ky festival synon të përcjellë mesazhin se arti arrin të kapërcejë të gjithë kufijtë konvencionalë.
Festivali folklorik “Shpirti i Ballkanit” do të rikthehet të shtunën në mbrëmje në pazarin e vjetër të Korçës duke gjallëruar qytetin me këtë aktivitet kulturor.
Top Channel